TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Endri Shabani
Sot, në përfundim të karrierës së tij politike 30 vjecare, Edi Rama u kujdes që në lëmin e zullumeve që i ka bërë këtij populli, të trashëgojë edhe një sistem zgjedhor që pengon instalimin e demokracisë.
Ishte fitorja e tij e fundit kundër një populli që ka një jetë që lufton për të shpëtuar nga thundra e pushtuesve, diktatorëve apo bajlozëve.
Sot Edi Rama fitoi në emër të një regjimi që ka ndryshuar emër, por që në krye ka të njëjtët njerëz, me po të njëjtën mendësi, me po të njëjtat metoda qeverisëse.
Tre dekada më parë prindërit tanë u përballën me plumbat e Gramoz Rucit nëpër sheshe, sepse kërkonin demokraci. Tre dekada më vonë, fëmijëve të tyre iu mohohet demokracia, pikërisht nga votat e Gramoz Rucit në Parlament.
Sot, regjimi i vjetër shënoi një fitore tjetër mbi demokracinë, të cilën ata nuk e duan, jo vetëm sepse na përbuzin neve si votues.
Por sepse e dinë që në një shtet funksional, fëmijëve të tyre do t’iu duhej të konkuronin barazisht me fëmijët tanë.
Sepse ata e dine që në një sistem të drejtë atyre do t’iu duhej të jetonin ndershmërisht me djersën e tyre.
Ata e dinë mirë që në një gjyqësor të pakorruptuar, ata do të ishin nëpër qeli burgu, jo nëpër vila majë kodre.
Ata e dinë mirë se në një demokraci, atyre do t’iu duhej të përballeshin me zullumet që i kanë bërë këtij populli; një më një, dhe ditë pas dite.
Prandaj edhe refuzojnë të zgjidhen. Prandaj nuk duan të na lënë të zgjedhim.
Por, e kanë të kotë, sepse se nuk ka forcë në botë që mund ta pengojë rrjedhën natyrore të historisë.
Kjo fitore e regjimit të vjetër është vetëm kilometri i fundit i këtij qorrsokaku 30 vjecar.
Sepse, sot ka ardhur koha për t’i mbyllur njëherë e mirë hesapet me të shkuarën, dhe për të nisur një rrugë të re.
Sot, ka ardhur koha për të cuar përpara atë që prindërit tanë nisën 30 vite më pare, si detyrim ndaj tyre, por dhe si përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.