TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi Ana Bernabic si kryeministre. Bernabiç merr kështu mandatin e dytë si kryeministre e Serbisë .
Bernabiç ka qene me parë ministrja e Administratës Publike dhe që nga fillimi e konsideruar si një nga të preferuarat për kryeministre. Ka lindur në Beograd në shtator të vitit 1975, shkollën e mesme e kreu në Serbi ndërsa studimet universitare i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin e Northëood, për administrim biznesi.
Edukimin e vazhdoi në Angli në Universitetin Hull, ku përfundoi studimet Master në fushën e marketingut. Ajo flet dy gjuhë, anglisht dhe rusisht.
Bernabiç është kryeministrja e parë homoseksuale në Serbi dhe në tërë Ballkanin.