TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të hënë, katër persona kanë vdekur dhe të paktën 18 të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në Francën jug-lindore, thanë autoritetet lokale.
Këtë fundjavë, Franca e Jugut u godit nga shiu i rrëmbyeshëm dhe lumenjtë që dolën nga shtrati kanë marrë me vete shtëpitë, urat dhe pjesët e rrugëve.
Një zëdhënëse e prefekturës Alpes Maritimes i tha Reuters se rreth 18 persona mund të jenë zhdukur, por nuk dha detaje të tjera.
Autoritetet nuk mund të japin një vlerësim më të saktë për numrin e të vdekurve nga përmbytja ndërsa shërbimet e urgjencës përpiqen të arrijnë në fshatrat e përmbytura pasi shumë rrugë janë bllokuar.