TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin e Ilva Tares në Euronews Albania.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, ajo tha se askush nuk do t'i vijë në ndihmë Edi Ramës, përfshirë këtu edhe Ilir Metën të cilin e quajti "shoku Ropi". Kryemadhi e përjashton kategorikisht një koalicion të LSI-së, me Edi Ramën.
"Kur u martua me shpk-në e Linda Ramës, shoku Ropi i çoi buqetë me lule. Por s'do të ketë me buqeta me lule.
Shoku Ropi, është Ilir Meta, që e bëri kryeministër, kryetar bashkie, nuk ka më shans Edi Rama të marrë asnjë votë, të asnjë LSI-sti", tha Kryemadhi.
Kryemadhi deklaroi se LSI do të marrë në zgjedhje minimalisht 40 mandate.
"Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së", tha Kryemadhi.
/TPZ.al/