AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 20:52

Familja shqiptare përleshet me thika me familjen rumune, plagosen tre persona

Familja shqiptare përleshet me thika me familjen rumune, plagosen tre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një sherr me një familje rumune.

Për pasojë raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave italiane përleshja ka qenë e dhunshme, pasi të dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre.

Në kuadër të këtij sherri karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë.

Po ashtu në komisariat janë shoqëruar dhe pesë shtetas rumunë, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.