TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, në një editorial në gazetën "Tema", shkruan se Edi Rama dhe Lulzim Basha, janë marrë vesh me njëri tjetrin 'nën tavolinë", për ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor, kundër LSI-së dhe aleatëve të tjerë të PD-së.
Baze shkruan se reagimi i vakët i Bashës ishte në stilit "më ka çu nana me la gojën" dhe se ai është i kënaqur me ndryshimet e sotme të Kodit Zgjedhor, pra se ato nuk janë aspak të njëanshme.
"Shumica kaloi me një shumicë votash, përtej asaj kushtetuese, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përmes debatesh artificiale, që përpiqen të fshehin dakordësinë për ndryshimet e bëra, duke ja lënë faturën Edi Ramës.
Ndryshimet duket se ishin një proces i tërë kompromisesh në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kundër aleatëve të vegjël.
Edi Rama i ka siguruar Lulzim Bashës autoritetin për t’iu imponuar aleatëve të vegjël, ose të rreshtohen pas tij, ose të dështojnë, dhe ky është dukshëm një kompromis nën tavolinë, i negociuar nga çifti Gjiknuri- Bylykbashi, natyrisht me pëlqimin e shefave të tyre", shkruan ndër të tjera, Baze.
/TPZ.al/