TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 31-vjeçar është arrestuar në Morinë të Kukësit, pasi po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme.
Kështu, mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj” u ndalua në furgon 31-vjeçari T.LL, banues në Lurth, Mirditë.
Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Mbi të tashmë rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe materialet përkatëse iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.