AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 15:58

Ançeloti i ka idetë e qarta, mund të largohet nga Napoli para përfundimit të kontratës

Ançeloti i ka idetë e qarta, mund të largohet nga Napoli para

Karlo Ançeloti u bë trajner i Napolit pak kohë më parë me jo pak bujë, duke zënë vendin e Maurisio Sarrit. Ançelotit nuk po i ecën te Napoli ashtu siç pritej duke qenë se nuk po arrin të rivalizojë me Juventusin për titullin kampion.

Mediat italiane bëjnë me dije se, Ançeloti mund të largohet edhe para përfundimit të kontratës së tij. Aktualisht, kontrata e Ançelotit përfundon në verën e vitit 2021, ndërkohë që ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me napolitanët.

Largimi i tij, do të bëhej nëse do të përsëritej sezoni i shkuar. Napoli synon titullin kampion këtë sezon dhe nëse nuk arrin të konkurrojë ashtu si sezonin e shkuar, atëherë do të largohet nga drejtimi i Napolit.