TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit helen.
Të burgosurit që të gjithë mbartës të dënimeve të rënda, po transportoheshin me një autobus të policisë.
Katër të burgosur, mes të cilëve edhe shqiptarë, mundën të thyenin drynin e kaushit të tyre dhe pastaj të hapnin dyert edhe të kaushave të tjerë.
Në vazhdim dhe ndërsa autobusi ishte në lëvizje, tentuan të shpërthenin portën kryesore dhe të arratiseshin.
Tre policët shoqërues nuk dispononin radiodhënëse, prandaj përdorën celularët personalë që të kërkonin përforcime, të cilat nuk po vinin, shkruan ora news
Atëherë, drejtuesi i mjetit shfrytëzoi rastin që po kalonte afër drejtorisë së përgjithshme të policisë së të huajve. Me sirenën të ndezur, shtoi në maksimum shpejtësinë dhe u fut në oborrin e drejtorisë së policisë. Aty, forca të shtuara që ndërkaq ishin informuar, po qëndronin në gatishmëri, me gishtin në këmbëzën e armës.
Më pas, mbërritën dhe përforcimet dhe kështu tentativa e dështuar e arratisjes mori fund.