TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 20 vjeçar nga qyteti i Fierit i dha fund jetës ditën e djeshme.
I riu nga fashti Bishan me inicialet Sh.V u gjet nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Ende nuk është zbardhur shkaku i vetvarjes, por mësohen disa detaje të reja që hedhin dritë mbi ngjarjen.
Burimet nga hetimi tregojnë se djali është larguar pak minuta nga shtëpia dhe më pas kur familjarët kanë vënë re mungesën e gjatë të tij, kanë nisur ta kërkojnë.
Ata e gjetën në magazinën që shërbente për punë të ndryshme e mbajtje mjetesh, të varur me litar.
Menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën dhe Policinë, por rruga e gjatë nga fshati Bishan deri në spitalin e Fierit, ka bërë që i riu të humbasë jetën rrugës, duke mbërritur në spital i pajetë. Familjarët nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë tek i riu.