AKTUALITET, 30 Mars 2018, 09:57

19-vjeçarja nga Korça i jep fund jetës, pi fotoksinë

19-vjeçarja nga Korça i jep fund jetës, pi fotoksinë

Një tjetër vajzë e re i jep fund jetës duke pirë fotoksinë. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Korës, sipas së cilës, vajza ishte dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë nga familjarët.

Njoftimi paraprak

Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.

 Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.