TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nëse në shumicën e rasteve mediat lokale përmendin krimet e kryera nga shqiptarët ndaj italianëve, këtë herë ndodh e kundërta”.
Kështu shkruan “Modena Today”, duke iu referuar rastit të mashtrimit nga një shtetas italian, i cili është shpallur fajtor për mashtrimin e një firme ndërtimi në Shqipëri.
70 vjeçari kishte punuar së bashku me një kompani ballkanike, pa paguar punëtorët e punësuar në vend.
Një fakt për të cilin gjykata e Republikës së Shqipërisë e kishte dënuar për mashtrim në vitin 2016-të, me tetë muaj burg.
Kështu, ndaj 70 vjecarit ishte në pritje një urdhër për ekstradim, por deri më tani ai rezultonte në kërkim.
Në ditët e fundit, ai ishte regjistruar në një hotel Sassuolo, ku si në çdo hotel në Itali duhet të raportojnë tek autoritetet listën e mysafirëve .
Duke iu mundësuar agjentëve të Komisariatit Sassuolo ta arrestonin.
Në përfundim të procedurave të zhvilluara në burgun e Modenës, 70 vjeçari është në pritje të gjykimit të marrëveshjeve ndërkombëtare midis Italisë dhe Shqipërisë, për të vendosur mbi rastin e tij.