AKTUALITET, 30 Mars 2018, 09:09

Nga varet zgjuarsia e fëmijëve e si mund ta rrisni atë

Nga varet zgjuarsia e fëmijëve e si mund ta rrisni atë

Vetëm 50 % e inteligjencës së fëmijëve është e trashëguar nga faktori gjenetik, pjesa tjetër i detyrohet mjedist ku fëmija rritet, arsimimit , shoqërisë e mënyrës së jetesës.

Në këtë rezultat ka arritur shkencëtari Robert Stenberg me kolegët e tij në studimin Genetecis Home Reference.

Duke marrë parasysh këtë studim, shkencëtari jep edhe disa këshilla sesi fëmijët mund të bëhen më të zgjuar. Shkencëtarët këmbëngulin në inkurajimin e fëmijëve për të medituar, lejimin e tyre që të dalin jashtë e të luajnë, duke shuar dhe kuriozitetin për gjërat. E një rëndësie të veçantë sipas shkencëtarëve është edhe ushqyerja me ushqime të cilat përmirësojnë kujtesën e shëndetin e përgjithshëm mendor të fëmijës.

Tjetër gjë e rëndësishme që këshillojnë ata është që fëmijët t'i vëmë përballë leximit, për të rritur kështu inteligjencën e tyre.