AKTUALITET, 30 Mars 2018, 11:29

Dëbimi i diplomatëve nga Rusia, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

Dëbimi i diplomatëve nga Rusia, reagon ambasada e SHBA në

Pas dëbimit nga Rusia të 60 diplomatëve amerikanë ditën e djeshme, ka reaguar Ambasada amerikane ne Tiranë.

Në reagimin e saj shkruhet se veprimi i Rusisë, përkeqëson më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kjo gjë nuk i shërben askujt.

Në kuadrin e “hakmarrjes” ruse përfshihen dhe diplomatë të shteteve të tjera, përfshirë këtu dhe ata shqiptarë.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, shprehet më tej ambasada amerikane.