TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në 4 prill ora 10.00 seancën e parë dëgjimore me Vitore Tushën, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, bën të ditur ky institucion.
Në trupën gjykuese të procesit të vettingut ndaj gjyqtares do të jenë Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.
Në vendimin e parë të marrë nga KPK-ja u shkarkua nga detyra Fatos Lulo, i cili nuk justifikoi dot pasurinë e deklaruar në ILDKP.
Ndërkohë së fundmi KPK-ja ka marrë vendim edhe për të pushuar procesin e Vettingut ndaj disa zyrtarëve të cilët kanë vendosur të heqin dorë nga sistemi i Drejtësisë.