AKTUALITET, 30 Mars 2018, 11:55

Kush është pedagogu që kërkon 700 euro për një provim

Studentët e fakultetit të matematikës në Universitetin e Shkencave të Natyrës kanë protestuar kundër pedagogëve që kërkojnë ryshfet në sezon provimesh për studentët. Nga dritaret e klasave të universitetit, ata kanë shpalosur një parullë ku shkruhet “boll i zhvatët studentët, mr. 700 euro”.

“Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi”shkruhet në një postim në Facebook të Lëvizjes Për Universitetin që ka vendosur parrullën në dritaret e godinës universitare.

Lëvizja nuk ka përmendur se kush është pedagogu që sipas studentëve kërkon 700 euro për një provim.