AKTUALITET, 30 Mars 2018, 10:51

Humbi kontaktet sapo u kthye nga Greqia, dëshmitarët: E pamë të hidhej në lumë

Humbi kontaktet sapo u kthye nga Greqia, dëshmitarët: E pamë

Një 54-vjeçar prej 5 ditësh është zhdukur pa asnjë gjurmë. Familjarët e Nazmi Goxhajt kanë ngritur alarmin se ai, teksa kthehej nga Greqia, në Fier ka humbur kontaktet dhe nuk është bërë më i gjallë.

Policia ka nisur kërkimet, pasi dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se e kanë parë të hidhet në lumin Seman.

54-vjeçari ishte nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit, por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar të Fierit.

Pasi Nazmiu nuk ka ardhur në shtëpi, sikur pritej, familjarët janë interesuar pranë Agjencisë së Autobusëve, ku kanë mësuar se i afërmi i tyre ka kaluar piken kufitare me autobus në orën 15:25 të 21 marsit, ka ardhur deri në Fier.

Familjarët kanë njoftuar edhe policinë, e cila ka nisur kërkimet. Familjarët kërkuan bashkëpunimin e kujtdo që mund ta kenë parë diku apo mund të kenë informacion të vlefshëm për ta.