AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 10:57

Po kurohej në Turqi, koronavirusi i merr jetën mësuesit nga Elbasani

Po kurohej në Turqi, koronavirusi i merr jetën mësuesit nga

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi nga Elbasan.

Abc News raporton se ka ndërruar jetë mësuesi Neim Istrefi. Ai ishte prekur prej disa ditësh dhe ishte dërguar për kurim në Turqi por nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin.

Ai jepte mësim në shkollën e mesme profesionale “Sahli Çeka” dhe të gjithë jetën e tij ia kishte dedikuar profesionit për rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.