AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 17:59

Plotësohet kuorumi për Gjykatën Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e gjashtë (EMRI)

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalon. Duket se mes Aleksandër Tomës e Përparim Kalos, Presidenti ka zgjedhur këtë të fundit.

Kalo bëhet dhe anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarisht kjo Gjykatë është funksionale pasi ka përmbushur kushtin minimal të funksionimit prej gjashtë anëtarësh.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo