AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 15:22

Kuvendi voton kryetaren e re të ILDKPKI-së (Emri)

Kuvendi voton kryetaren e re të ILDKPKI-së (Emri)

Kuvendi ka votuar Evgjeni Basharin si kryetare të ILDKPPKI-së. Evgjeni Bashari, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e këtij Inspektorati, mori një votë miratuese unanime nga deputetët e Komisionit të Ligjeve. Kandidatja tjetër, Elena Papa mori 14 vota nga 15 deputetë të pranishëm dhe vetëm një abstenim.

Po sot, në seancë plenare, Kuvendi ka zgjedhur Evgjeni Basharin me 100 vota PRO, për të vijuar detyrën e Ganajt.

I ngritur 17 vite më parë, ky Inspektorat bën kontrollin e pasurisë së të gjithë zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe pas Reformës në Drejtësi ka marrë një rol të rëndësishëm sa i takon kontrollit të pasurisë dhe konfliktit të interesit për të gjithë magjistratët që kalojnë në procesin e vettingut.