AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 16:48

Zjarr në një pyll të Fierit, zjarrfikëse të shumta po luftojnë me flakët

Zjarr në një pyll të Fierit, zjarrfikëse të shumta po

Një zjarr ka rënë pak më parë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan i Madh, në Fier.

Vatra e zjarrit është në vendin e quajtur Likobun, ndërsa forca të shumta të zjarrfikëseve të Fierit kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët.

Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit, ndaj dhe po punohet me mjete rrethanore. Ndërkohë, nuk dihet ende nga se janë shkaktuar flakët në këtë periudhë me temperatura të ulëta.