AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 17:52

Ndryshimet në Kodin Penal, Kim: Vijojmë të mbështesim proceset që çojnë në zgjedhje të lira

Ndryshimet në Kodin Penal, Kim: Vijojmë të mbështesim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se me kalimin e këtyre ndryshimeve, u plotësua kodifikimi i marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja shprehet po ashtu, se SHBA do të vijojë që të mbështesë fuqishëm proceset transparente dhe gjithëpërfshirëse që sjellin zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1341781846175199232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1341781846175199232%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fndryshimet-ne-kodin-penal-kim-vijojme-te-mbeshtesim-nje-proces-transparent-per-zgjedhje-te-lira%2F

Sot në seancën e fundit plenare për këtë vit Parlamenti kishte në agjendë dhe amendamentet e reja në Kodin Penal për zgjedhjet, të cilat ishin dakordësuar më parë nga të gjitha palët në Këshillin Politik më 5 qershor.