AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 16:30

Tërmet i fortë në Greqi, “shkundet” Athina, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë.

Tërmeti u shënua në perëndim të Athinës, 17 km nga qyteti i Aigio.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet ishin në thellësi 13 kilometër dhe kanë edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 23 km nga Patra.

Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.