AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 17:00

Greqi/ 62 pacientë humbin betejën me Covid, shënohen 937 raste të reja

Greqi/ 62 pacientë humbin betejën me Covid, shënohen 937 raste

Në Greqi 62 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë rezultuar pozitiv 937 raste të reja, ndërsa i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 133 365 të prekur, nga të cilat 52.4% raportohet se janë meshkuj.