TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Shifrat janë në rënie dhe presioni mbi spitalet tona ka filluar të ulet ndjeshëm, por ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos gjatë pushimeve”, kjo ishte thirrja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për qytetarët e tij.
“Vetëm bashkime familjare shumë të ngushta”, tha kryeministri lejohen, ndërsa shtoi se: “Unë dua të apeloj, veçanërisht për të shmangur mbledhjet në shtëpi”.
“Për të mos përjetuar një ringjallje të pandemisë, një valë të tretë që do të testojë përsëri Sistemin Kombëtar të Shëndetit.
Është detyra jonë është të përgatitemi në rast të një vale të tretë. Por është gjithashtu detyra jonë të bëjmë atë që duhet të bëjmë, sidomos tani gjatë pushimeve, në mënyrë që ai të mos vijë dhe të jemi i kujdesshëm”, shtoi ai.
Duke iu referuar vaksinës, Kyriakos Mitsotakis përgëzoi profesionistët shëndetësorë që u dhanë një shembull të mirë të tjerëve, ndërsa përsëriti se blerja e vaksinave bëhet në mënyrë qendrore nga Bashkimi Evropian dhe shpërndahet në proporcion me popullsinë e secilit anëtar.