TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Informacion paraprak
Me datë 20.04.2018 , rreth orës 14:15 , është marrë njoftim se në qytet në Laç , është plagosur me armë zjarri shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.