TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Astmir Shabanaj është arrestuar sot nga Policia, pasi akuzohet se pak kohë më parë ka plagosur me thikë një 19-vjeçar në Shkodër.
Sipas një njoftimi nga blutë e Shkodrës bëhet me dije se në këtë ngjarje mbeti i plaosur shtetasi I.P., në lagjen “Qemal Stafa” pas një sherri për motive të dobëta.
NJOFTIMI I PLOTË
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 04.07.2019, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale të D. V. P. Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019, ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.