AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 18:26

ENFAST nis punën për goditjen e ‘të fortëve’, njësia e re do të godasë 50 të parët. Në listë dhe grabitësit e Rinasit

ENFAST nis punën për goditjen e ‘të fortëve’,

Njësia më e re ENFAST, e krijuar së fundmi në Policinë e Shtetit, ka në duar listën e 50 personave më të kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregon për Televizionin Klan se lista është hartuar në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, referuar rrezikshmërisë së personave të shpallur në kërkim.

“Lista prej 50 personash është hartuar në bashkëpunim dhe me ekspertë ndërkombëtarë në fakt, për të përcaktuar kriteret e përfshirjes në listë të emrave të ndryshëm”.

Sipas burimeve, mësohet se në listën e të kërkuarve janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të shpallur në kërkim për super grabitjen e Rinasit, mesditën e 9 Prillit./Tv Klan