AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 18:00

Pamjet po ‘pushtojnë’ rrjetin/ Policia thyen xhamin e “Audi-t” luksoz dhe nxjerr zvarrë shoferin (FOTO)

Duket sikur po regjistrohet ndonjë skenar filmi, por janë pamje të vërteta të ndodhura në Britaninë e Madhe. Fotot e mëposhtme të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit në mbarë botën tregojnë se si policia thyen xhamat e një ‘Audi’ luksoz dhe nxjerr me dhunë shoferin nga makina.

Arrestimi i bujshëm ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në rrugën “Langston” në Loughton.

Ndërsa mediat britanike flasin për katër persona të janë arrestuar për shkak të shpejtësisë së lartë.