TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi muzikor Metallica lajmëroi se është detyruar që të ndërpresë turneun botëror, për shkak të varësisë nga alkooli nga ana e këngëtarit James Hetfield.
Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të grupit, tre pjesëtarët e tjerë shpjegojnë se: “Vëllai ynë James lufton dhe ka luftuar me varësinë e tij për shumë vite. Tashmë fatkeqësisht u detyrua që të rifutet në programin e rehabilitimit për varësinë ndaj alkoolit dhe po punon për shërimin e tij”.
Datat e turneut të shtyra dhe anuluara janë 17 tetori në Australi dhe 2 nëntori në Zelandën e Re, ndërkohë që vijon të jetë e konfirmuar 28 marsi në Amerikë.