TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bylisi ka dhuruar një tjetër performancë të mirë, kësaj radhe përballë Flamurtarit të 1001 halleve, teksa në “Adush Muça” ka triumfuar me rezultatin 5-0. Një “manita” kjo e skuadrës së Dovedanit që e ngjit në kuotën e 11 pikëve në krye të renditjes së bashku me Teutën, por në pritje të sfidës Tirana-Partizani.
Mallakstriotët kanë siguruar çdo gjë që në pjesën e parë. Qardaku në minutën e 30-të, Goxhaj në të 33-të dhe Ntepe në të 40-ën, kanë bërë që të kapitullojë ekipi i Sadedinit. Në pjesën e dytë është shëtitje për të zotët e shtëpisë, që realizojnë dhe dy herë të tjera. Guido realizon pokerin ballshiot në të 72-ën, ndërsa pesë minuta më pas Ntepe shënon golin e dytë personal dhe i vë kapak takimit.
Ndërkohë, në sfidën e luajtur në Gjirokastër, një gol i Donald Rapos në minutën e 10-të, u ka mjaftuar bluzinjve për të thyer Laçin e Starovës. Një sukses që i ngjit gjirokastritët në kuotën e 7 pikëve duke lënë pas pikërisht Laçin me 5 pikë.