AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 18:34

Kërpudhat "magjike" mund të ndihmojnë në riparimin e dëmtimeve në trru

Kërpudhat "magjike" mund të ndihmojnë në riparimin

Drogat psikoaktive si LCD apo kërpudhat haluçinogjene, sipas kërkimeve të fundit shkencore, kanë një efekt shumë të rëndësishëm në riparimin e dëmtimeve në trru.

LSD-ja ose Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave haluçinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur. Zakonisht gëlltitet.

Ajo hyn tek drogat psikoaktive, pasi rindez disa pjesë të trurit tuaja, të cilat mund të jenë të dëmtuara, apo të kenë rënë në gjendje gjumi.

Sipas shkencëtarëve në Kaliforni , kjo drogë kuron stresin post traumatik, disa fobi të ndryshme, si dhe depresionin e rëndë.

Ndryshe nga drogat e tjera, drogat psiko aktive lënë gjurmë për një kohë relativisht të gjatë në trurin e njeriut.

Efektet e drogave psiko aktive, mund të qëndrojnë edhe një vit në sistemin tuaj, efekti i tyre haluçinogjenik, do të kalojë pak orë pas konsumit të tyre, por efekti neuropatologjik, do të qëndrojë për shumë kohë.

Pikërisht në këtë fazë, kryhet edhe riparimi i qelizave të dëmtuara nervore, dhe stabilizimi i tyre.

Ndryshe nga propaganda mediatike e bërë kundër këtyre drogave, ato nuk kanë efekte të dëmshme në trup, nëse konsumohen sipas rregullave të caktuara. Sigurisht edhe sheqer nëse konsumon me shumicë , do të bëheni me diabet. E njëjta gjë funksionon edhe për drogat psiko aktive.

Dr.David Olson, i cili udhëheq ekipin e kërkimit shkencor të Kalifornise, thotë se një nga shenjat kryesore të depresionit është se neuronet në lëvozhgën parafrale, një rajon kyç i trurit që rregullon emocionin, gjendjen shpirtërore dhe ankthi, ata neuronë priren të zvogëlohen, dhe konsumi i drogave psiko aktive rikrijon lidhjen midis këtyre neuroneve, duke e ulur tendencën e tyre për t’u tkurrur.

E njëjta gjë ndodh edhe me konsumimin e kërpudhave haluçinogjene, të cilat janë barna natyralë, që ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të ndryshmë psikologjike, si ankthi, depresioni, paniku i atakut, stresi post traumatik e të tjerë.

Përveç efektit kurues që kanë, drogat psiko aktive, gjithashtu ndihmojnë në bërjen më krijues të individit.

Studimet tregojnë që një konsumator i drogave psikoaktive është më i prirur për të pasur një nivel inteligjence më të lartë se një njeri i cili nuk i konsumon ato .

Kerpudhat psiko aktive ndihmojnë gjithashtu në zgjerimin e përceptimit që individi ka për botën që e rrethon, ato mund të rrisin mënyrat e këndvështrimit si dhe ta bëjnë njeriun më të vetëdijshëm për veten e tij./Independent UK