TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pas çaste më parë në kryeqytet, në afërsi të ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Nga informacionet paraprake që komunikohen nga vendngjarja, mësohet se një qytetar është përplasur nga një automjet, duke pësuar për pasojë lëndime të konsiderueshme.
I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.