TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli i Jurgen Klopit fluturon me pikë të plota në Premier Ligë dhe nuk njeh asnjë pengesë në këto shtatë javë të para, duke grumbulluar pikë të plota, 21, të cilat padyshim e rrisin dozën e presionit te kampionët në fuqi të Mançester Sitit. Megjithatë, transferta e fundit në fushën e Shefild Junajtidit, ka rezultuar më e vështirë sesa parashikimet për kampionët në fuqi të Europës.
Çdo gjë është zgjdhur vetëm në minutën e 70-të, kur Vijnaldum përfiton mjaft mirë nga gafa e portierit vendës, që reagoi keq ndaj gjuajtjes së tij me sferën që i rrëshket nga duart, çka i dha mundësi holandezit të realizojë golin e vetëm të takimit.