AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 22:18

Plagosi me armë zjarri të riun, policia italiane i vë prangat shqiptarit 22-vjeçar. Ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit në banesë

Plagosi me armë zjarri të riun, policia italiane i vë prangat

Ditën e sotme policia italiane ka vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar.

Sikurse shkruajnë mediat fqinje shqiptari dyshohet se është autori përgjegjës për plagosjen e një 28-vjeçari në Piazza Europa, në 23 shkurt.

I riu shqiptar me inicialet A.K., iu afrua makinës së 28-vjeçarit e duke qëlluar më pas me armë zjarri në drejtim të tij. Ai mundi ta plagoste atë në këmbë.

Gjatë kontrollit ushtruar në shtëpinë e tij shtetasit A.K i është gjetur dhe sekuestruar 7 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë, material i dobishëm për paketimin e substancës dhe një thikë.