AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 20:20

Ndërron jetë nga koronavirusi personi i parë në SHBA

Ndërron jetë nga koronavirusi personi i parë në SHBA
Një grua e infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. CNN raporton se ngjarja ka ndodhur në Washington dhe konfirmohet nga zyrtarët në SHBA. Raportohet se gruaja ishte në të 50-tat dhe kishte probleme të tjera shëndetësore. Ky është rasti i parë që një person i infektaur me koronavirus ndërron jetë në SHBA. Deri në këto momente koronavirusi ka infektuar mbi 83 mijë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 2800 personave, në rang global. OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe  e konsideron koronavirusin një sëmundje serioze. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bruce Aylward, i cili është në krye të misionit të përbashkët OBSH-Kinë, për luftën ndaj koronavirusit, ka deklaruar se Kina e ka menaxhuar me sukses situatën dhe ky sukses i Kinës, ka bërë që shumë vende të krijojnë perceptime të gabuara dhe një ndjenjë sigurie false, ndaj këtij virusi. “Vendet duhet të jenë gati ta menaxhojnë këtë në një shkallë të madhe dhe duhet bërë shpejt. Kina e di se si t’i mbajë gjallë njerëzit nga COVID. Nuk do të jetë kështu me të gjitha vendet e botës… Është një sëmundje serioze”, deklaroi eksperti.

/TPZ.al/