TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Itali vijon të rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj deklaruan të shtunën se numri i viktimave shkoi në 29 persona.
Gjashtë viktima të reja janë shënuar në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy në Emilia Romanga. Ndërkohë, të infektuar janë 1049 të tjerë. 105 pacientë po mbahen në terapi intensive.
Italia ndodhet në situatë alarmante prej ditësh për shkak të shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Veriu i vendit është paralizuar, pasi autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.