AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 20:09

Dramë në Durrës, Teuta i heq fitoren Kukësit në minutën e pestë shtesë

Dramë në Durrës, Teuta i heq fitoren Kukësit në

Në Durrës mbyllet me dramë, kryevepra e radhës e Kallakut trondit Kukësin

Teuta dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 në “Niko Dovana” në një ndeshje dramatike e cila është mbyllur me dramë në minutat e fundit.

Kukësi mendonte se kishte siguruar tre pikët pasi kishte përmbysur avantazhin e vendasve. Kallaku shënoi me penallti për Teutën e më pas po nga pika e bardhë ishte Shkurtaj i cili barazoi shifrat. Më pas, ishte sulmuesi i Kukësit që tundi rrjetën pas një aksioni model të Abazajt dhe la të mendohej se u siguruan tre pikët.

Por në shtesë, Kallaku nxori nga repertori i tij një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës, duke dërguar sferën në rrjetë dhe duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.

Teuta-Kukësi 2-2

22’ (p), 90’+5′ Kallaku / 45’+2’ (p), 64′ Shkurtaj