TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është bërë i ditur tashmë identiteti i personit të 36-të të ndaluar nga Policia në mbrëmje, në operacionin ‘Mezhgorani’, ky dy netë më parë u ndalua edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili/
Personi i ndaluar në mbrëmje është Aristidh Çoli, banues në Këlcyrë.
25-vjeçari u arrestua në akuzën për "Organizim të lotarive të palejuara".
Aristidh Çoli, lojtar i ekipit të Këlcyrës, është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë.
Ai u arrestua 3 nëntorin e kaluar për goditjen e një lojtari të Maliqit.
Çoli ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“ ku deri më tani janë ndaluar dhe proceduar 53 persona.