AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 19:46

Vokshi: Erion Mashtruesi paraqet Institutin e Artit Kontemporan në Boston, si Kampusin e ri Universitar

Vokshi: Erion Mashtruesi paraqet Institutin e Artit Kontemporan në Boston,
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si një mashtrues, pas prezantimit nga ana e tij e Kampusit të ri Universitar në kryeqytet në Kongresin e Partisë Socialiste. Sipas Vokshit, në fotot e projektit është "Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar". Postimi i plotë i Vokshit Erion Mashtruesi! Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar!!! Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune! Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!

Erjon Mashtruesi! Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri...

Posted by Albana Vokshi on Saturday, February 29, 2020