TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Arlind Qori
Socialiste ka dekada pa qenë, por vitet e fundit ka humbur të drejtën edhe të quhet parti. Partia është një bashkim vullnetar njerëzish rreth një ideje a ideali politik, përfaqësuese e interesave të klasave të gjera shoqërore. Në të ka kryetar, si i pari mes të barabartëve, dhe rrathë koncentrikë autoriteti, ku sa më poshtë të shkosh aq më i fortë është pushteti.
E ashtuquajtura Parti me demek Socialiste është një konglomerat feudal, në krye të të cilit ndodhet mbreti, i rrethuar nga togje oborrtarësh, vasalësh e bufonësh në garë se kush nderon e duartroket më fort mbretin. Intrigat bëhen midis oborrtarëve se kush fiton favoret e mbretit.
Vetëm kur e katandis kongresin e partisë në gosti feudale, ka vend edhe për fjalimin e gruas së mbretit, pa pasur me gjasë as teserën e partisë.
