AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 23:19

Plagoset një 19-vjeçar në Tiranë

Plagoset një 19-vjeçar në Tiranë

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Yzberishtiti në Tiranë.

Deri tani raportohet se shkak i sherrit ka qenë një konflikt banal mes palëve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.