TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje kryesie me në fokus zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas informacioneve të FaxNews, mbledhja e Partisë Socialiste, u përqëndrua në tri pika kryesore: Situata politike në vend, menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë
Partia Socialiste ka zhvilluar disa sondazhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se cili është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët. Këto rezultate të këtyre sondazheve janë në tavolinën e kryeministrit Rama, mbi bazën e së cilave do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve.
Në këtë takim do të caktohet edhe data se kur do të zhvillohet Asambleja e PS. Sipas procedurave përkatëse 13 maj është afati i fundit për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.
Mbledhja e sotme ishte e dyta mbledhje brenda një jave.