TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje janë zbuluar rreth biznesmenit Idlir Karkini i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për grabitjen e pronës së repartit ushtarak.
“Gazeta Panorama” ka zbuluar se biznesmeni Karkini përveç pasaportës shqiptare disponon edhe pasaportën italiane.
Karkini nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të policisë, por rezultoi që të ishte larguar nga vendi pak ditë më parë, gjë që solli edhe dyshimet për një dekonspirim të operacionit.
Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në Rrogozhinë nuk është një emër i panjohur për publikun. Tre vjet më parë, kompania e tij “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturin skandali i radarëve të ushtrisë. Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.
Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar locked martin dhe për të shpallur fituese kompaninë idea tel, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.