SPORT, 31 Korrik 2021, 12:16

Pjanic dëshiron të kthehet te Juventusi? Braida tregon prapaskenat

Pjanic dëshiron të kthehet te Juventusi? Braida tregon prapaskenat

Miralem Pjanic erdhi më shumë bujë në Barcelonë, por në fund Koeman nuk i besoj aftësive të tij dhe talentet morën skenën te Barcelonë, duke e lënë në stol boshnjakun në shumicën e ndeshjeve të sezonit të shkuar.

Këtë verë ai do largohet dhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida tregon dëshirën e yllit ballkanas.

Braida tregon se e ka takuar Pjanic dhe mesfushori i ka thënë se dëshiron të kthehet në Torino.

“Allegri është në vendin dhe kohën e duhur. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe një njeri i madh.

Max e njeh shumë mirë futbollin dhe marka e tij është fitorja. Pjanic? E takova 3-4 ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale.

U takuam rastësisht pranë “Camp Nou” dhe biseduam. Ai donte të kthehej te Juventus.

Tani Allegri sigurisht e di më mirë se kushdo nëse dëshiron ta përfshijë në projektin e tij të ri tashmë”, tha Braida.