SPORT, 29 Korrik 2021, 23:13

Vllaznia përplaset me shtyllat, shkodranët i japin lamtumirën Europës

Vllaznia përplaset me shtyllat, shkodranët i japin lamtumirën


Vllaznia nuk ia del dot përballë AEL Limassol në raundin e dytë të Conference League. Pasi humbi 1-0 sfidën e parë në Qipro, ekipi shkodran u mposht me të njëjtin rezultat edhe në “Loro Boriçi”.

Skuadra mike realizoi golin e fitores në minutën e 20-të. Stefan Scepovic mori një asist nga spanjolli Manuel Torres, iu shkëput bukur mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.

Vllaznia nuk ia doli dot të rihapë ndeshjen, pavarësisht se u mbështet nga një numër i madh tifozësh. I pafat Dilaver që u ndal nga shtylla. Përfundimisht 0-1 dhe AEL në raundin e tretë të CL falë rezultatit të përgjithshëm 2-0. /abcnews.al

Conference League/ Raundi i dytë, ndeshja e kthimit

Vllaznia-AEL Limassol 0-1 (0-1)

(Scepovic 20′)