SPORT, 30 Korrik 2021, 12:57

Kalendari i së Parës, spikasin në nisje Besëlidhja-Bylisi e Apolonia-Erzeni

Kalendari i së Parës, spikasin në nisje Besëlidhja-Bylisi e

Kategoria e Parë ka mësuar ditën e sotme rrugëtimin në sezonin e ri futbollistik, që e rikthen këtë kampionat në një garë me një grup.

16 skuadra pjesëmarrëse do të përballen mes tyre në 30 javë kampionat, me dy faza.

Gara nis më 11 shtator 2021 dhe përfundon më 7 maj 2022.

Pas hedhjes së shortit sot, u përcaktuan edhe ndeshjet mes skuadrave.

Më poshtë ju sjellim kalendarin e javës së parë në Kategorinë e Parë.

KATEGORIA E PARË – Sezoni 2021/22

JAVA 1

Apolonia-Erzeni

Shkumbini-Vora

Maliqi-Lushnja

Tërbuni-Burreli

Tomori-Korabi

Besëlidhja-Bylisi

Butrinti-Pogradeci

Besa-Turbina.