TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eni Imami dhe Haris Dilaver pritet të lënë Vllazninë.
I pari e ka konfirmuar kalimin te Dinamo dhe dje zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e shkodranëve.
Mbrojtësi është takuar me tifozët dhe është ndarë në lot me ta. Dilaver nga ana tjetër del lojtar i lirë dhe gjasat që të rinovojë janë të pakta.
Paraditen e djeshme në Shkodër Vllaznia ka mbyllur marrëveshjen me një tjetër sulmues, që do të jetë edhe pasuesi i sulmuesit boshnjak.
25-vjeçari Ante Aralica do të jetë sulmuesi i ri i kuqebluve.
Së fundmi ai ka luajtur në Rumani me Hermannstadt, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Lucko, Lokomotiva Zagreb, Sesvete e Rudes në Kroaci, si dhe ka luajtur me Lokomotiv Plovdiv në Bullgari.