SPORT, 31 Korrik 2021, 12:05

Erkand Qerimaj mbyll garën e tij, renditet i pari në baterinë B

Erkand Qerimaj mbyll garën e tij, renditet i pari në baterinë B

Një tjetër sportist i Shqipërisë në Lojërat Olimpike ka përfunduar garën e tij.

Erkand Qerimaj u ngjit mëngjesin e sotëm në pedanë dhe garoi në baterinë B.

Një rezultat relativisht i mirë për shkodranin, i cili garoi në peshën deri në 81 kg. Qerimaj arriti ta fitojë baterinë e tij, duke u renditur në vendin e pestë.

Ai mundi të ngrejë 338 kg në total.

Në orët në vijim do të garojë edhe bateria A dhe më pas do të mësojmë renditjen finale dhe nëse Qerimaj ka ndonjë mundësi për medalje.