SPORT, 30 Korrik 2021, 20:36

“Humbja na ka kushtuar shtrenjtë”, Icardi shpjegon dështimin e sezonit të kaluar dhe kërkon hakmarrje të dielën

“Humbja na ka kushtuar shtrenjtë”, Icardi shpjegon


Mauro Icardi në një intervistë për faqen zyrtare të Paris Saint-Germain është  përqendruar në sfidën e së dielës kundër Lille, e vlefshme për Superkupën e Francës.

“Duhet të hakmerremi për vitin e kaluar, është një titull në lojë dhe duhet bëjmë maksimumin për të fituar dhe për ta nisur mirë sezonin”, ka thënë ish-sulmuesi i Inter-it.

Duke iu kthyer vitit të kaluar:

“Nuk kemi patur një fillim të mirë të kampionatit, por mes finales së Champions League dhe rifillimit të shpejtë të kampionatit dhe mungesës së përgatitjes ka qenë gjithçka më e vështirë”, ka shtuar Mauro.

“Kemi humbur pikë që na kanë kushtuar shtrenjtë. Këtë vit duam ta fillojmë shumë më mirë”.